Shkëlzen Logu lindi më 25.07.1984 në Krujë.
Kreu studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Shën Petërburgut, në
Federatën Ruse. Mban titullin “Master”. Ka një karrierë diplomatike prej 15
vitesh në Ministrinë e Punëve të Jashtme, duke shërbyer në disa përfaqësi
diplomatike të Republikës së Shqipërisë.
Në
vitin 2000 bëhet anëtar i (ish) Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve duke
fituar në atë kohë titullin si “Poeti më i Ri” që bëhej pjesë e LSHA-së, dhënë
nga ish-kryetari Xh. Spahiu. Fitues i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe
ndërkombëtare. Kanë shprehur vlerësime për veprën e tij personalitete të
shquara në fushën e letërsisë si Dritëro Agolli, Rexhep Qose, Zija Xholi,
Xhevahir Spahiu, Arben Duka, Gjergj Titani, Demir Gjergji etj. Është aktiv në
shtypin e shkruar dhe atë elektronik me botime dhe publikime artistike,
akademike dhe profesionale, tashmë prej 24 vitesh. Përmendim organin e LSHA-së,
gazetën “Drita”, ato “Intervista”, “Shekulli”, “Panorama”,
“Albania”, “Republika”, “Ndryshe”, “Tirana Observer”,
gazetat letraro-kulturore “Exlibris”, “Nacional”, “Rrënjët”,
“Illz”, “Telegraf”, “Tema”, “Muza Letrare” etj.
Veprat
e botuara:
“ËNDRRAT
E SHPIRTIT” – lirika, Shtëpia Botuese “Dritëro”;
“AGENSI
I FLIJIMIT” – lirika, Shtëpia Botuese “Dritëro”;
“FJALË
QË DIGJEN NË HESHTJE” – lirika, Shtëpia Botuese “Dritëro”;
“UDHËVE
ME STUHI” – lirika, Shtëpia Botuese “Dritëro”;
“VALIXHJA
POETIKE” – lirika, Shtëpia Botuese “Neraida”.
Në
radhë për botim:
“LIRIKAT
E NETËVE TË BARDHA” – lirika;
“BRIGJEVE
TË NEVËS E BALLTIKUT” – lirika;
“KOMEDI
E LABIRINTEVE TË GJENIVE” – poemë;
“TREGIME
NGA SHËN PETËRBURGU” – rrëfenja, tregime, novela;
“TË
GJITHA FEMRAT TRADHTOJNË” – tregime dhe novela;
“MBI
DIALEKTIKËN DHE MENDIMIN” – ese dhe analiza filozofike.