Teksa lexon tregimet e Çehovit mendon se po i jeton ato ditë të trishta në fund të vjeshtës me atmosferë të tejdukshme, pemë të zhveshura, shtëpi të ngjeshura, figura fatkeqe kalimtarësh. Gjithçka për sytë e tu duket e çuditshme, e akullt, jashtë kontrollit, e vetmuar, pa lëvizje, pa frymë. Vija e thellë blu në horizont është bërë njësh me zbehtësinë e qiellit, një erë e ftohtë fryn me melankoli mbi baltën e tokës. Dhe shpirti i shkrimtarit, si diell pranveror, ndriçon me një shkëlqim të ashpër shoqërinë dhe njerëzit e humbur, që të dhimbsen, që po mbyten në mërzi e plogështi dhe jetojnë në një gjysmëpërgjumje të pandërprerë...
Maksim Gorki
Tregimet e tij depërtojnë në lëkurë, kërkojnë pikat nervore, të mësojnë të ndiesh. Nëse nuk do të kisha lexuar Çehovin, bota ime nuk do të ishte njësoj. Faqet e tregimeve të tij rrëshqasin në realitet, realiteti shfletohet në to, vija ndarëse mes fantazisë dhe jetës nuk dallohet dhe në kujtimet e mia gati ngatërrohen figurat reale me ato që jetojnë brenda faqeve të prozës së tij.
Elsa Triolet