Kreu
Libra
Autorë
Veprimtari
Blog
Kontakt
Zgjidh kategorinë

Letërsi shqipe 
Letërsi e huaj 
Botime të tjera 
Zgjidh sipas moshës

3-6 vjeç 
6-9 vjeç 
9-12 vjeç 
Të rritur 
Zgjidh sipas nën kategorisë

Prozë 
Poezi 
Përrallë 
Ese, Dëshmi, Biografi 
Histori dhe dokumente 
Ekonomi dhe politikë 
Sociale e teknologji 
Gjuhësi 
Art/Arkitekturë 
Zgjidh sipas ndarjeve

Antologji 
Kolanë 
Romancë 
Aventurë 
Fantazi 
Triller 
Me ilustrime 
Didaktikë 
Mitologji 
Kërko
Detaje të librit
Demokracia në Shqipëri (I)
2000 lekë
Gjendje
Kategoritë
Jetëshkrime
Të rritur
ISBN
9789928829498
Numri i faqeve
632
Përmasat
23.5x16
Viti i botimit
2026
Rreth librit

Njeriu vjen në jetë si një dhuratë e gëzim i jetës e vazhdimësisë së familjes e të shoqërisë.

Me kujdesin e dashurinë prindërore për t‘u rritur i shëndetshëm dhe i denjë për veten e shoqërinë, ai edukohet e aftësohet me arritjet më të mira të kohës.

Trashëgimia gjenetike, zgjuarsia, edukimi e mjedisi shoqëror dhe natyra janë elemente thelbësore për identitetin, zhvillimin e aftësive në jetë.

Fëmija orientohet natyrshëm në njohjen e jetës, dashurinë për nënën e babanë, motrat e vëllezërit, gjithë të afërmit, mëson të ndryshojë, të flasë, të ngrihet në këmbë, të ecë me guxim në rrugëtimin jetësor.

Më pas shkollohet me dijet bashkëkohore, aftësohet në profesionin që zgjedh apo që duhet të ketë sipas mundësive.

Edukimi, shkollimi, përvoja në rritje në punë ndikojnë në ndërgjegjësimin për përgjegjësinë ndaj vetes, familjes, shoqërisë, popullit e kombit që i përket dhe civilizimit në të cilin jeton e për misionin që ai i njeh vetes për të dëshmuar se cili është dhe si kërkohet të jetë për të realizuar detyrat në punën e përditshme, duke respektuar e zbatuar normat morale e ligjore.

Bindjet e ndërgjegjshme, mendimet e sinqerta dhe mbrojtja e së vërtetës që deklaron e bind në veprimtarinë e përditshme evidentojnë botën e brendshme, aftësitë e lindura e të edukuara, moralin e kontributin e tij.

Jeta e jetuar është e gjatë, e gëzueshme e me shumë përgjegjësi dhe njëkohësisht e pamjaftueshme për të dëshmuar tërësisht vlerat individuale e kontributin për familjen, shoqërinë e kombin.

Puna dhe rezultatet pozitive pa nënvleftësuar edhe të metat e dobësitë vlerësohen nga familja, shoqëria e shteti.

I lumtur, i qetë e i dobishëm është ai që është i sigurt në ndërgjegje se ka bërë më të mirën e mundshme.

Në mendjen e ndërgjegjen e familjes, të shoqërisë e të kombit mbeten nderimi i merituar për punën e arritjet në të mirën e përgjithshme.

Nderohen e kujtohen ata që kanë qenë shembull e burim motivimi për familjen, shoqërinë e shtetin. Të mirat nuk harrohen.

Ndëshkohen e kujtohen me urrejtje, nuk harrohen shpejt ata që kanë shkaktuar dhimbje, padrejtësi, krime, tradhti etj.