Libri “Diplomacia dhe promovimi i demokracisë” është ndërtuar nga mendime dhe ide personale, pra joqeveritare për marrëdhëniet shumëpalëshe dhe diplomacinë ndërmjet shteteve.
Gjatë shekullit të kaluar Demokracia Perëndimore pothuajse nuk është ndërprerë nga dy luftëra botërore, por ajo ka vazhduar rrugën e saj drejt përpara, duke u përhapur gradualisht në të gjithë botën, sigurisht, duke marrë trajta dhe nivele të ndryshme zhvillimi. Kjo sepse kultura perëndimore është ndoshta e vetmja në këtë botë që pranon natyrshëm ndryshime, përmirësime, tendenca të reja në bashkëjetesë me kultura të tjera, madje edhe dështimet përgjatë rrugëtimit të saj.
Ngritja në disa vende e “demokracisë autoritare në vend të autoritetit të demokracisë” (përkufizim i presidentit francez Macron në fjalimin e tij në Kongresin Amerikan, në prill 2018) në thelb tregon pasojat e një demokracie në zhvillim ndërkohë që vetë demokracia si sistem vlerash dhe politikash nuk vihet në diskutim.