

Ka njerëz që hyjnë në jetën tonë pa premtuar asgjë, por largohen duke ndryshuar gjithçka. Jo sepse janë të këqij. Jo sepse duan të lëndojnë. Thjesht sepse nuk janë në gjendje të na duan me të njëjtën thellësi me të cilën ne i duam ata.
Hëna gënjeshtare nuk është historia e fajtorëve dhe viktimave. Është historia e dy njerëzve që u takuan në kohën e gabuar, me nevoja të ndryshme dhe me zemra që nuk dinin të donin në të njëjtën mënyrë.
Është historia e një dashurie që nuk kërkonte të zotëronte, por të kuptonte. E një zemre që, duke kërkuar tjetrin, humbi veten dhe u detyrua të niste udhëtimin më të vështirë: rikthimin te vetja.
Sepse ndonjëherë njerëzit që na transformojnë më shumë nuk janë ata që qëndrojnë, por ata që largohen.