Kreu
Libra
Autorë
Veprimtari
Blog
Kontakt
Zgjidh kategorinë

Letërsi shqipe 
Letërsi e huaj 
Botime të tjera 
Zgjidh sipas moshës

3-6 vjeç 
6-9 vjeç 
9-12 vjeç 
Të rritur 
Zgjidh sipas nën kategorisë

Prozë 
Poezi 
Përrallë 
Ese, Dëshmi, Biografi 
Histori dhe dokumente 
Ekonomi dhe politikë 
Sociale e teknologji 
Gjuhësi 
Art/Arkitekturë 
Zgjidh sipas ndarjeve

Antologji 
Kolanë 
Romancë 
Aventurë 
Fantazi 
Triller 
Me ilustrime 
Didaktikë 
Mitologji 
Kërko
Detaje të librit
Lami
1500 lekë
Gjendje
Kategoritë
Letërsi shqipe
Të rritur
Bashkëkohorë
Romane
ISBN
9789928829481
Numri i faqeve
372
Përmasat
21x14 cm
Viti i botimit
2026
Rreth librit

Ajo i kishte kaluar të pesëdhjetat, por dukej si shtatëdhjetë vjeçe, me

fytyrë të rreshkur gjithë rrudha, ndërsa në trup vinte tejet e ligur. Pinte

raki dhe duhan njësoj me burrat, bile duhanin në të shumtën e herëve

e pinte me çibuk. Po ashtu, ishin të njohura në të gjithë zonën dollitë

që ajo ngrinte duke vënë poshtë burra me mustaqe që mbaheshin si

pijetarë të zotë. Patllaken e mbante gjithmonë në brez dhe e hiqte vetëm

në darkë, kur binte për të fjetur. Bujqit e kishin frikë, por kishte shumë

të tjerë që e respektonin për drejtësinë që tregonte, madje kishte raste

ndonjëherë që edhe i ndihmonte. Dobësia e vetme e saj ishte djali, për

të cilin të gjithë e dinin se e kishte lindur ajo vetë, ndërsa në të vërtetë ai

ishte gjaku i atij që ajo e deshi deri në çmenduri, të cilin në fund e vdiq

me duart e saj dhe në popull përhapi lajmin se iku në gjumë, nuk dihej

nga se, mundet t’i kishte pushuar zemra. Darkave, gjysmë e dehur, ajo

merrte djalin në prehër dhe qante.