

Edhe pse e ndjeshme ndaj temave sociale, poezia e Panajot Bolit në tërësinë e saj mbetet poezi e natyrës, e vendit të lindjes, e fshatrave, e kopshteve, e ullishtave dhe agrumishteve e pleqve të jetës, e hënës dhe e diellit, e ujit dhe e erërave.
Dashuritë janë një motiv tjetër kënduar dendur prej saj. Ajo gjallon dhe harlis me natyrën bashkë, një natyrë ngjyer me jeshile tropiku që nuk e hedh blerimin kurrë. Është i sinqertë si uji i Syrit të Kaltër, rrjedh si Bistrica, prodhon si fushat e Delvinës së Vurgut dhe bën hije si malet e Muzinës dhe të Rrëzës.