Anton Çehov u lind më 1860 në një qytet të Rusisë Jugore dhe vdiq
në vitin 1904.
Çehovi ushtroi
profesionin e mjekut gjatë pjesës më të madhe të karrierës së tij letrare.
Është autor i shumë
tregimeve, novelave, dramave dhe romaneve. Si shkrimtar i tregimeve të
shkurtra, Çehovi është ende i pakrahasueshëm. Shumë kritikë e konsiderojnë si
themeluesin e tregimit të shkurtër modern dhe një nga shkrimtarët më të mëdhenj
në këtë gjini, me ndikim te shumë krijues të mëvonshëm.