Ka lindur në Malëshovë, Përmet. Pas përfundimit të gjimnazit u diplomua në Akademinë Ushtarake dhe më vonë në Akademinë e Policisë. Gjatë periudhës 1997 - 2001, së bashku me familjen e tij, emigroi në Athinë, Greqi. Prej vitit 2002 punon në profesionin e tij si oficer i policisë kufitare në qytetin e Sarandës.
Ka botuar librat me poezi Midis vetmisë dhe heshtjes, 1994, Precedent, 2001, Fshehja e lotit, 2007, Ndoshta, 2012 dhe Vagëllimthi, 2014. Ka përkthyer nga greqishtja vëllimin poetik Poezi të zgjedhura të poetit, publicistit dhe gazetarit grek Jorgos Hronas, si dhe librin me ese Vallja e çmendur e Merlin Monrosë.
Midis vlerësimeve që ka marrë krijimtaria e tij, vlen të përmendet Çmimi i Parë për ciklin me poezi Ylbere të rreme në Konkursin e Tretë Ndërkombëtar të Poezisë “Zëra lirikë“, Sofje, Bullgari, 2014.