Dhimitris Kosmopulos ka lindur më 1964 në Kondogoni të Pilias, në Mesini. Jeton dhe punon në Athinë. Është poet, eseist e përkthyes. Disa nga vëllimet e tij poetike janë: Gurorja, E vëllait të vdekur (Çmimi i Akademisë Greke), Zogjtë e natës, Ringjallja e Andre Tarkovskit, Kronikë e shkurtër, Xhindër, Fjalëkryq.
Poezi të tij janë përkthyer në disa gjuhë dhe janë përfshirë në disa antologji evropiane dhe greke. Esetë e tij janë botuar në revista letrare dhe gazeta.