Jeffrey
D. Rediger, MD, MDiv, është pjesë e stafit akademik të Fakultetit të Mjekësisë
në Universitetin e Harvardit, drejtor i Departamentit të Psikiatrisë në
Spitalin MekLin SouthEast dhe i Çështjeve Komunitare në Spitalin MekLin, një
nga institutet psikiatrike më të shquara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
lider në kërkimet inovatore të neuroshkencës. Ai është mjek i licensuar dhe
psikiatër i certifikuar, drejtues i Qendrës Mjekësore Gud Semeritan dhe ka
kryer studime master në shkollën teologjike të Universitetit të Princetonit.
Dr. Rediger ka marrë shumë çmime lidhur me kujdesin ndaj pacientit dhe është
nominuar për çmimin kombëtar “Bravewell Lidership”, që vlerëson mjekët me
kontribute të veçanta në fushën e mjekësisë integruese. Puna e tij është
prezantuar në radio dhe televizion, përfshirë shfaqjet e Opra Uinfrit dhe
Dr. Ozit.
www.drjeffreyrediger.com