Ka lindur në Lushnjë më 1967. Fill pas rënies së komunizmit emigroi në Greqi, ku së pari punoi në ndërtim dhe shitës kioske. Njëkohësisht mbaroi Fakultetin e Filozofisë në Universitetin e Athinës dhe është Doktor i Arteve të Universitetit Panteion të Athinës. Në të njëjtin universitet ka qenë lektor i Historisë së Ballkanit. Në vitet 1999-2011 ka punuar editorialist i së përditshmes më të madhe greke “TA NEA”. Në 2012 ka qenë Fellow i Radcliffe Institute të Universitetit të Harvardit.
Është autor i disa librave, të përkthyer në gjuhë të ndryshme. Ditar i shkurtër kufijsh është romani i tij i parë, shkruar greqisht dhe botuar deri më sot italisht, frëngjisht, anglisht, polonisht dhe danisht.
Aktualisht Gazmend Kapllani jeton mes Evropës dhe SHBA-së, ku punon si lektor i Letërsisë dhe Historisë së Evropës në Emerson College në qytetin e Bostonit.