Ilias Gris ka lindur më 1952 në Krestena të Olimpias. Ka studiuar për ekonomi dhe ka ushtruar profesionin e gazetarit në medie të ndryshme dhe kryesisht në televizionin publik.
Ka botuar librat poetikë: Qyteti i shkretë, Urave të botës, Peizazhi armiqësor, Botë letargjike, Hefesti i kuajve, Paraardhësi i Alfios. Ai ka botuar gjithashtu një përmbledhje me tregime të shkurtra dhe dy novela.
Poezia e tij është përkthyer anglisht, italisht, bullgarisht, gjermanisht, rusisht, spanjisht, persisht.