Lefkios Zafiriu ka lindur në Larnaka të Qipros më 1948. Ka mbaruar studimet filologjike në Universitetin e Athinës. Ka punuar si mësues në shkollat e mesme dhe në Akademinë Pedagogjike të Qipros. Është poet dhe studiues i poezisë tradicionale greke.
Disa nga librat e tij që mund të përmendin janë vëllimet poetike: Poezi, Thuajse mohuar, Duke çregjistruar zërin, Engjëlli mulat, Pikëllimi i pasdites, Poezi etj.