Mehmet Jasın
lindi në lagjen Jenisehir
në Nikosia nga prindër
turko-qipriotë.
Ai
u largua nga Qiproja në moshën 17-vjeçare dhe shkoi për të studiuar në Turqi,
në Universitetin e Ankarasë dhe atë të Stambollit. Kreu studime pasuniversitare
në Angli, Francë dhe ShBA.
Poezitë
e para i botoi në vitin 1979 në revistën turke Vepra artistike dhe libri
i tij i parë me poezi Ushtar i vdekur dashuria ime u vlerësua nga
kritika dhe u nderua me Çmimin e Poezisë të Akademisë së Turqisë dhe me çmimin
A. Kadir, por u ndalua për shkak të “përmbajtjes së tij të rrezikshme”.
Vepra
e Jasinit shpesh përmban temën e humbjes.
Në
vitin 2002 botoi poezi në gjuhën turke.
Librat
e Jasinit janë përkthyer në më shumë se 20 gjuhë dhe poezi të tij janë muzikuar
në Qipro, Turqi, Britaninë e Madhe dhe Holandë.