Nikos Orfanidhis ka lindur në Kithrea të Qipros më 1949. Kreu studimet e larta në Universitetin Filozofik të Athinës. Ka punuar pedagog në Akademinë Pedagogjike dhe në pozicione të tjera drejtuese në institutet e larta të Qipros. Prej një kohe të gjatë është drejtor i revistës prestigjioze letrare Akti. Është poet, prozator, eseist, kritik dhe studiues i letërsisë dhe filozofisë. Fitues i disa çmimeve letrare.
Nga veprat poetike të Orfanidhisit përmendim: Peripecia e diellit - 1975, Këngët e Persefonit - 1979, Brenda mureve - 1983, Deti lindor - 1989, Biografia tjetër - 1999, Dëlirësia ose flatrat e zogjve - 1999, Dimri tjetër - 1993, Udha qiellore - 1994, E pikëlluara në pyllin e magjepsur - 2008, Këngët gazmore të nënës - 2009, Në udhën e prehjes - 2013.