Kreu
Libra
Autorë
Veprimtari
Blog
Kontakt
Nën Kategoritë

Autorë shqiptarë 
Autorë të huaj 
Kërko
Nikos Sideris
Disa fjalë për autorin

Ka lindur në Athinë në vitin 1952 dhe u diplomua në mjekësi në Universitetin e Athinës. Ka kryer studime pasuniversitare në Paris (specialiteti psikiatri, neuropsikologji-neurolinguistikë, histori). Ai ka doktoruar për psikologji në Universitetin Panteion. Punon si psikiatër, psikanalist dhe terapist familjar. Ai është drejtor shkencor i Institutit të Shëndetit Mendor dhe Zhvillimit Personal “Galinos”. Ka një punë të pasur didaktike.

Nga librat e tij veçojmë: 'Fëmijët nuk duan psikolog. Duan prindër!' 'Nuk je i vetmi që luan. Ka të tjerë!', si dhe shumë studime të psikologjisë individuale, sociale, politike, historike dhe pedagogjike, ese mbi teorinë letrare dhe estetike, romane dhe përmbledhje me poezi.