OSKAR KROON, lindur më 1980, është gazetar dhe shkrimtar suedez. Ai u paraqit së pari me Dritarja ime në hapësirë më 2018, një përshkrim emocional i frikës së një fëmije nga humbja e prindit, por edhe një histori e jetës së fëmijëve. Libri Duke pritur erën u botua më 2019 dhe u nderua me August Prize po në këtë vit për kategorinë e Librit për Fëmijë dhe të Rinj. Një histori e ngrohtë poetike dhe emocionale për Vingën, e cila gjatë një vere të veçantë në ishullin e gjyshit lë pas fëmijërinë. "Ka shumë arsye për ta dashur Duke pritur erën. Së pari gjuha e lirshme, dendësia poetike dhe toni i përpiktë. Por edhe përshkrimi i bukur i personazhit kryesor Vinga dhe gjyshit të saj, dy vetmitarë kryeneçë, portretizuar me ngrohtësi larg çdo stereotipi", thuhet mes të tjerash në motivacionin e çmimit.
Në vitin 2021 libri u përzgjodh për çmimin holandez Vlag en Vimpels.
Ky është libri i parë shqip i Oskar Kroon