Skënder Hasko (1936-2013) lindi në Dukat të Vlorës, pasi mbaroi shkollën 7-vjeçare në Tragjas të Vlorës, kreu Liceun Artistik “Jordan Misja” për aktor. Ka punuar mësues në fshatin e lindjes, mekanik në Kuçovë dhe aktor në estradën profesioniste të Beratit. Pasi mbaroi Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, dhe u diplomua për gazetari, punoi gazetar-redaktor në revistën satiro-humoristike “Hosteni”, pastaj shef i redaksisë së botimeve “Teatër-Estradë” në Shtëpinë Qendrore të Krijimtarisë Popullore, më vonë kryeredaktor në revistën për fëmijë “Pionieri” dhe së fundi drejtor i Teatrit Kombëtar të Fëmijëve, deri sa doli në pension.
Skënder Hasko është i njohur kryesisht në krijimtarinë për fëmijë.