Kreu
Libra
Autorë
Veprimtari
Blog
Kontakt
Zgjidh kategorinë

Letërsi shqipe 
Letërsi e huaj 
Botime të tjera 
Zgjidh sipas moshës

3-6 vjeç 
6-9 vjeç 
9-12 vjeç 
Të rritur 
Zgjidh sipas nën kategorisë

Prozë 
Poezi 
Përrallë 
Ese, Dëshmi, Biografi 
Histori dhe dokumente 
Ekonomi dhe politikë 
Sociale e teknologji 
Gjuhësi 
Art/Arkitekturë 
Zgjidh sipas ndarjeve

Antologji 
Kolanë 
Romancë 
Aventurë 
Fantazi 
Triller 
Me ilustrime 
Didaktikë 
Mitologji 
Kërko
Detaje të librit
14 novela
700 lekë
Nuk ka gjendje
Përkthyesi
Nasho Jorgaqi
Kategoritë
Letërsi e huaj
Të rritur
Prozë
Klasikë
Tregime
ISBN
978-99943-989-1-1
Numri i faqeve
240
Përmasat
13x20.5
Viti i botimit
2007
Rreth librit

Në këtë vëllim përfshihet një përzgjedhje prej 14 tregimesh të shkurtra të Anton Çehovit, përfaqësues i shquar i shkollës realiste ruse të shekullit të 19, që konsiderohet një ndër tregimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohëve. Brenda një bote që po vdes Çehovi sheh shpresë, brenda një bote ku mbizotërojnë egoizmi dhe mizoria shkrimtari krijon botën e tij. Dhe këtë e bën natyrshëm, pa zhurmë, shpesh duke u dhënë vlerë detajeve e duke anashkaluar, në dukje, thelbin e dukurive. Në tregimet e Çehovit thuajse nuk ka "intriga", por kjo nuk i pengon ato të jenë sa tërheqëse aq edhe befasuese. Personazhet e tij janë njerëz të zakonshëm, edhe historitë e tyre janë po aq të zakonshme. Kujtojmë tregimin "Zonja me kone", një histori dashurie ku autori u jep shumë rëndësi detajeve. Ndoshta për këtë arsye shkrimtari tjetër i njohur rus, Maksim Gorki, duke folur për tregimet e Çehovit, i quan ato "flakone elegante parfumesh, që kanë të gjitha aromat e jetës dhe një nuhatës i hollë gjithmonë do të ndiejë kundërmimin e tyre të vërtetë, të lehtë, të mprehtë, jetëdhënës."

Në këtë përmbledhje përfshihen:

  • Shtëpia me mezoninë
  • Armiqtë
  • Kryqi i Anës
  • Mbi dashurinë
  • Bashkëshortja
  • Zonja me kone
  • Një rast nga praktika
  • Joniçi
  • Pilivricka
  • Bukuroshet
  • Në det
  • Zinoçka
  • Një shaka e vogël
  • E fejuara