Çfarë mund të ndodhë kur takohen në Agrixhento të Sicilisë...
... një mjek i çuditshëm që zhytet në historinë e Akragantës së lashtë duke pasur si udhërrëfyes filozofin e madh, birin e këtij qyteti, Empedoklin.
Vajza e tij, një piktore që e kërkon çlirimin jo tek arti, por te fati i saj i paparashikuar.
Një grek që zgjedh ikjen dhe kthimin në vendin e dashurisë së tij të parë për t’i shpëtuar ngopjes dhe mërzisë.
Një i përndjekur që fshihet këtu dhe që çmon jetën e vet duke shembur mitet e krimit të organizuar.
Një prift i shkishëruar që kujton, bashkë me të vëllanë, njerëz dhe ngjarje të një Sicilie tjetër...
Një libër himn për një tjetër Sicili, larg paragjykimeve dhe stereotipeve. Por një libër himn edhe për jetën reale dhe për një atdhe që nuk ekziston më. Sepse Agrixhento nuk është thjesht një qytet.
E gjithë jeta e njerëzve, e gjithë historia e popujve nuk është gjë tjetër veçse rivalitet i vazhdueshëm mes Dashurisë dhe Urrejtjes, këtyre dy forcave që ndajnë, por edhe bashkojnë.
Agrixhento u nderua më 2011 me “European Union Prize for Literature”