Kreu
Libra
Autorë
Veprimtari
Blog
Kontakt
Zgjidh kategorinë

Letërsi shqipe 
Letërsi e huaj 
Botime të tjera 
Zgjidh sipas moshës

3-6 vjeç 
6-9 vjeç 
9-12 vjeç 
Të rritur 
Zgjidh sipas nën kategorisë

Prozë 
Poezi 
Përrallë 
Ese, Dëshmi, Biografi 
Histori dhe dokumente 
Ekonomi dhe politikë 
Sociale e teknologji 
Gjuhësi 
Art/Arkitekturë 
Zgjidh sipas ndarjeve

Antologji 
Kolanë 
Romancë 
Aventurë 
Fantazi 
Triller 
Me ilustrime 
Didaktikë 
Mitologji 
Kërko
Detaje të librit
Apolonia dhe hinterlandi i saj
500 lekë
Gjendje
Kategoritë
Botime të tjera
Të rritur
Ese
Bashkëkohorë
ISBN
978-9928-227-09-6
Numri i faqeve
500
Përmasat
13x20.5
Viti i botimit
2017
Rreth librit

Një burim nga antikiteti tregon se Apolonia lidhej me detin Adriatik me anë të Vjosës, që kalonte pranë kodrës së saj dhe që kishte grykë të lundrueshme; pra në faqen lindore të këtij qyteti. Vetëkuptohet se ky port duhet të ketë qenë një port lumor. Por kur shikojmë sot gurët e stërmëdhenj të murit ciklopik në hyrje të Tempullit të Artemidës, si edhe gurët e tjerë të godinave antike, lind pyetja se si janë mbartur ata gurë me ato pesha dhe përmasa aq të mëdha vetëm nëpërmjet një porti lumor? Pyetja tjetër është se ku janë gjetur ata gurë të rëndë për ato ndërtime?! As fushat dhe as kodrat e Myzeqesë nuk kanë asnjë lloj guri. Pra, ata gurë duhet të jenë sjellë nga vende të largëta, ndoshta nga ishujt shkëmborë të Mesdheut apo të Egjeut. Dhe mjetet kryesore për t’i mbartur deri te porti lumor i Vjosës duhet të kenë qenë anijet e asaj kohe. Po a do të ishte i mjaftueshëm vetëm porti lumor i Vjosës për të përballuar gjithë ato mijëra e mijëra tonelata gurë!?