Një libër që sjell kujtimet miqve, të familjarëve dhe kolegëve për Paulin Selimin, një shkrimtarët më të njohur të humorit shqiptar.
Nuk ka dyshim se Paulin Selimi kishte prirjen e lindur për humor, por trashëgimia e pasur dhe tradita e fortë në këtë fushë e trevës ku u lind bëri që ai edhe ta dashuronte fort të qeshurën. Ai jo vetëm e përvetësoi këtë trashëgimi, por, falë talentit të tij, e zhvilloi më tej. U bë pjesë e rëndësishme e tij.
Lakonik dhe sqimatar, me një stil të tijin, improvizues batutash pa fund që ndiqnin njëra-tjetrën, larg vulgaritetit dhe aspak banal, ai dallonte nga të gjithë lëvruesit e tjerë të këtij zhanri.