Poezitë që përfshihen në këtë vëllim përbëjnë një udhëtim të shkurtër, por gjithëpërfshirës në poezinë dhe poetikën e Andonis Fostierit. Vijnë nga të gjitha vëllimet e tij, argument i studimit të thellë të tij për rëndësinë e rolit të Poezisë në jetë. Pasqyrojnë mënyrën se si kundron poetikisht jetën, nga anët e thjeshta të përditshme të saj e deri te shqetësimi i njeriut të sotëm, për fatet e papërcaktuara të tij dhe zhytjen filozofike në thellësitë e pakufishme të qenies, me qëllim që një cilësi e tillë ta shoqërojë e ta pajtojë me vetminë e tij prometeane, pa e shtyrë drejt fushave të rreme që e bëjnë të padurueshme.