Është interesante mënyra sesi i lidh historitë, të fermentuara organikisht me nyjat më të përgjithshme politike, madje dhe shumë personale. Do të guxoja t’i quaja ganglione të historisë ose prova të interpretimit të qenies greke, në të cilën ekzistojnë dimensionet e ndryshme të botës. I gjithë libri përpiqet të tresë ngjarje, persona dhe gjëra të fokusuara në thellësinë e shpirtit tonë dhe demonizmin e brendshëm.
Qiriakos HarallambidHis - poet
I dashur Kosta, mora Athallasën. Kisha dëgjuar për këtë faqe tragjike, por ju arritët ta bëni atë një përvojë letrare me cilësi të lartë.
Kosta Haxhiantoniu - shkrimtar
Përveç gjuhës së Limburit, të cilën e konsideroj si greqishten më të qartë dhe më të mirë që kam lexuar kohët e fundit, si trualli, sfondi historik dhe personazhet e mbajnë lexuesin në pritje, në vigjilencën e shqisave dhe duket se tani diçka do të ndodhë dhe diçka ndodh.
Eva Mathiudaki - shkrimtare
Duke e vlerësuar në përgjithësi librin, besoj se Athallasa e K. L. është një pjesë interesante, e veçantë dhe origjinale në historinë moderne politike të vendit tonë. Kombinimi i dashurisë dhe dramës politike është inteligjent. Zgjedhja e spitalit psikiatrik si teatri qendror i veprimit është një gjetje gjeniale. Shndërrimi estetik i realitetit, i pasuruar thellë me imagjinatën krijuese të autorit, është plotësisht i justifikuar.
Jorgos Fragos - gazetar, shkrimtar, kritik
Pashë në Athallasa Qipron më të vërtetë, më autentike, më njerëzore. Atë që do të donim të na rrethonte, që do të donim të jetonim gjithashtu.
...
Nuk ishin thjesht histori të disa njerëzve, të disa ngjarjeve. Gjithçka mori shtrirje dhe përqafoi secilin prej nesh, shoqërinë në tërësi. Madje dhe fantazitë, mitet dhe simbolet e saj.
Takis Haxhidimitriu - politikan, shkrimtar