Kristos Haxhipapas në vëllimin me tregime Dashnorë nga raca armiqësore arrin të ndërthurë historinë me realitetin dhe trillimin, duke gërshetuar në mënyrë mjeshtërore ankthin ekzistencial me problematikën sociale dhe shqetësimin njerëzor. Kompozon një peizazh të përshtatshëm për zhvillimin dhe kultivimin e një ligjërimi befasues narrativ, me një prejardhje të qartë ideologjike.
Nuk ekziston asgjë njëdimensionale në tregimet e Kristos Haxhipapasit, as në gjuhë, as në narrativë, as në tematikën e tij. Kjo tregon kujdesin e vazhdueshëm dhe përpjekjen e vetëdijshme me krijimin, çka e bën veprën e tij tejet interesante.
Ky vëllim rrezaton emocionalisht shpirtin qipriot të mbingarkuar me pushtim, por në të njëjtën kohë pasqyron dhe pasionet “civile”.
Diamanti poetik i librit është tregimi i shkurtër lirik, por dhe melankolik Ata që vraponin si kuaj, një tekst ekzistencial për brishtësinë e trupit dhe përfundimisht për vetminë lakuriqe të njeriut...