Në këtë roman loja e rastësisë dhe së paparashikueshmes shfuqizon rregullat e marrëdhënieve standarde, martesa dhe dashuria riformatohen. Gruaja ose e dashura janë njëkohësisht dyfish të tradhtuara.
Në qendër të romanit janë tri gra. Të tria në të njëjtin skenar, por në tri role të ndryshme femërore. Kur ora ndalon te koha e dashurisë, jetët e tyre takohen. "Dashuritë e mëdha nuk veshin fustan nusërie. Dashuritë e mëdha nuk kanë as ngjyrën, por as formën e pafajësisë - kanë ngjyrën e pasionit, shkëlqimin verbues të së pamundurës..." thuhet në një nga faqet e librit. Një roman ku çdokush mund të gjejë vetveten, sepse çdo njeri i jeton në mënyra nga më të ndryshmet dashurinë, pasionin, erotizmin.