David Koperfild është një rrëfim në gjuhë të thjeshtë i romanit më të njohur të Çarls Dikensit. David Koperfildi mbetet jetim nga i ati kur ishte fare i vogël dhe pasi e ëma vendos të martohet sërish, jeta e tij ndryshon krejtësisht. Tashmë është i huaj në shtëpinë e tij ku ka rregulla dhe orare të përpikta, ku përqafimi dhe ngrohtësia e nënës nuk janë më të njëjta dhe ku vetëpërmbajtja është rregulla që disiplinon jetën dhe ndjenjat. Jeta larg shtëpisë, në shkollën me konvikt, punët e rënda në magazinat e zymta, pastaj humbja e nënës dhe e gjithë jetës që kishte pasur do ta drejtojnë atë tek teze Betsi, që do ta mirëpresë me dashurinë e saj paksa të çuditshme nën koracën e vrazhdë. Tashmë Davidi do të nisë të ecë nëpër udhën ku i prin ajo, me dëshirën për t'u shkolluar në fushën e ligjeve. Jeta e tij do të kalojë nëpër peripeci të ndryshme, edhe ajo sentimentale. Martesa e tij me Dorën e brishtë përfundon me vdekjen e saj dhe kohë më vonë ai do të rikthehet te gruaja që e deshi dhe e priti për aq shumë vite, Anjeza.
David Koperfildi, djali i ri në udhëtim heroi, mëson të mposhtë fatkeqësitë, vetminë, vështirësitë dhe humbjet e dhimbshme dhe beson gjithmonë se dashuria dhe lumturia e vërtetë mund të bëhen të tijat. David Koperfild është një rrugëtim kujtimesh nga fëmijëria drejt moshës së pjekur, ritreguar me një gjuhë që të rrëmben.