Tasia dhe vëllai i saj 'e ushqyen derrkucin e tyre rozë' gjashtë muaj rresht. Hidhnin aty të gjitha të hollat që u tepronin, sepse donin që t'i blinin një dhuratë shumë të mirë babait për ditëlindje.
Por kur erdhi dita e shumëpritur, gjërat nuk shkuan siç i kishin parashikuar.
Ç'u bënë paratë? Vetëm një tufëz me lule do të jetë dhurata e tyre për babanë? Kur gjithçka duket se shkon shtrembër, a do të munden vëllai dhe motra të mbeten të bashkuar?
Një histori e zgjuar dhe me të papritura për fuqinë e ndjesës në buzët e fëmijëve.