Kreu
Libra
Autorë
Veprimtari
Blog
Kontakt
Zgjidh kategorinë

Letërsi shqipe 
Letërsi e huaj 
Botime të tjera 
Zgjidh sipas moshës

3-6 vjeç 
6-9 vjeç 
9-12 vjeç 
Të rritur 
Zgjidh sipas nën kategorisë

Prozë 
Poezi 
Përrallë 
Ese, Dëshmi, Biografi 
Histori dhe dokumente 
Ekonomi dhe politikë 
Sociale e teknologji 
Gjuhësi 
Art/Arkitekturë 
Zgjidh sipas ndarjeve

Antologji 
Kolanë 
Romancë 
Aventurë 
Fantazi 
Triller 
Me ilustrime 
Didaktikë 
Mitologji 
Kërko
Detaje të librit
Ditari i Penelopës
700 lekë
Gjendje
Kategoritë
Prozë
Të rritur
Letërsi e huaj
Klasikë
Klasikë
ISBN
979-9928-4772-9-3
Numri i faqeve
168
Përmasat
13x20,5
Viti i botimit
2023
Rreth librit

Ashtu si edhe tek Apologjia e vërtetë e Sokratit, Varnalisi e kthen edhe një herë realitetin në mit. E ndihmon për këtë Penelopa e njohur. Duket sikur ai ka shtënë në dorë ditarin e vërtetë të saj dhe na jep mundësinë t’u hedhim një vështrim të pathënave të heroinës së Homerit. 

Ditari fillon në ditën kur Odiseu niset për udhëtimin e tij të madh. Penelopa e Varnalisit shkruan për pasiguritë dhe frikën, për xhelozinë dhe zhgënjimin. Ajo i dorëzohet dëshpërimit, bën një bilanc të jetës së saj dhe e lejon veten të shembet së bashku me rendin e gjërave. Populli është i uritur, mëtuesit po përgjojnë dhe ajo kërkon një zgjidhje për t’u tallur me të gjithë. Skicon mite të reja, me protagonistë perënditë, derisa të shfaqet Shpëtimtari.

Kohët kanë kaluar dhe pushtues të tjerë kanë ardhur. Beteja dhe rrëmbime të reja. Populli besnik vesh përsëri parzmoren dhe shkon në mbrojtje të atdheut, kombit, prijësve të tij të dashur. Për të mirën e tij, për dashurinë, për të gjithë. Për të mbrojtur, në emër të kombit, torturuesit e tij, kundër torturuesve të rinj të mundshëm.

Ditari i Penelopës është një kryevepër alegorike, e shkruar në mënyrë të thjeshtë, të kuptueshme, jashtëzakonisht të vërtetë dhe njerëzore.