Budapest, 12 shkurt 1985. I ftohti të shpon kockat, lumi ka ngrirë dhe një orakull, që dëgjohet si krrokamë, lajmëron të porsalindurin Janosh: “Fara e keqe, mandatë e keqe”. Njëzet e shtatë vjet më vonë profecia provohet: ‘Janosh hungarezi’ arrestohet në Athinë i akuzuar për vrasjen e piktorit Milto Adriano.
A është ky një tjetër krim “tipik” ku është i përfshirë rrethi i prostitucionit mashkullor? Gazetari Strato Papadopulos fillon të zbërthejë lëmshin e historisë, duke gërmuar jetë paralele, të cilat rastësisht takohen në kufijtë e realitetit të ri athinas. Një e ve gjashtëdhjetëvjeçare që ka lidhje erotike me hungarezin, gruaja e tij me të cilën ai ka një djalë, pasardhësi i një familjeje të fuqishme politike, që ka marrëdhënie me piktorin, një agjent policie dhe një tip i errët i botës së krimit janë personat kyç në një lojë shkëmbimesh të pabarabarta.
Në librin e Stavros Hristodulut askush nuk duket i pafajshëm, ndërsa e vërteta fshihet, si gjithmonë, në detaje. Pasi zbulohet misteri, ujërat gri të Danubit marrin me vete histori njerëzish, të cilët dëshiruan vetëm një gjë: të dashuronin.