Shkrimtari meksikan Karlos Fuentes ka thënë se kur Don Kishoti i hipi kalit dhe nisi shtegtimin nga fshati i tij, zuri fill bota moderne. Shumë shkrimtarë të tjerë e kanë quajtur romanin Don Kishoti i Mançës si romanin e parë modern, madje disa të tjerë si romanin më të madh të shkruar ndonjëherë. Don Kishoti dhe Sanço Pança është vetëm një ritregim i disa aventurave të kalorësit dhe shqytarit të tij besnik Sanço Pança, një shtysë për të lexuar romanin e Servantesit, ndoshta në moshë më të pjekur, dhe për t’u thelluar më pas në të.