Drita në det është një antologji me tregime nga autorë grekë, jo antologji e tregimit grek, një përzgjedhje autorësh me shtrirje kohore nga mesi i shekullit të 19 e deri në ditët e sotme.
Në të përfaqësohen autorë neohelenikë si A. Papadiamantis, A. Karkavicas, K. Theotokis, për të vazhduar me emra të tjerë si I. Venezi, S. Mirivilis, A. Samarakis etj., të cilët janë përkthyer e i janë prezantuar lexuesit shqiptar edhe më parë, si dhe u është dhënë hapësirë më e madhe përfaqësimi autorëve të rinj e më pak të njohur.