Ky libër është rezultat i një pune të gjatë hulumtuese dhe i përvojës personale të autorit për të sjellë të vërteta nga një temë sa e rëndësishme, aq edhe sensibilizuese, për të hedhur dritë tej propagandës politike dhe për të njohur anën e errët të pushtetit gri që viktimizoi padrejtësisht personalitetet e njohura dhe kolosët e letërsisë e artit shqiptar gjatë viteve të diktaturës.
Autori jep ndihmesën e tij për sqarimin e problemeve me interes për historinë, shkencën, letërsinë, mendimin politik, juridik e shoqëror që dalin përpara lexuesve e studiuesve, duke u lënë brezave të ardhshëm një kontribut me vlerë për të vërtetën që meriton të fiksohet në historinë e shtetit, të popullit e të letërsisë.