Bestseller ndërkombëtar që ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës.
Më 1982 gjashtëmbëdhjetëvjeçarja Marina Nemat u arrestua për akuza të rreme nga rojat revolucionare iraniane dhe u torturua në burgun famëkeq Evin të Teheranit. Në një kohë kur shumica e vajzave adoleshente të Evropës Perëndimore zgjidhnin fustanin e mbrëmjes së maturës, Nemat dëgjonte të shtëna armësh dhe mësonte për shokët e saj që ekzekutoheshin.
Ajo ishte dënuar me vdekje, por mbijetoi sepse një nga hetuesit, familja e të cilit ishte shumë e lidhur me regjimin e Khomeinit, iu lut atij për jetën e saj. Por çmimi që duhej të paguante ishte i lartë: Nemat duhet të martohej me hetuesin, Aliun.
Në mënyrë ironike, familja e Aliut i siguroi lirinë pas vrasjes së tij. Ajo iu bashkua familjes së vet, por ishte krejtësisht e traumatizuar nga ngurrimi i tyre për të pranuar përvojën e saj të hidhur.
I fuqishëm dhe shumë i ndjerë, E burgosura e Teheranit është një rrëfim i jashtëzakonshëm për besimin dhe mbijetesën.