"Një roman që i kushtohet emigrantit në të gjitha kuptimet e kësaj fjale", kështu e cilëson autorja këtë roman për fijet, kufijtë e dukshëm dhe të padukshëm që ndajnë njerëzit, familjet, tokën dhe shtëpinë, që vënë në pikëpyetje identitetin, fatet e njerëzve që lënë atdheun e tyre dhe përpiqen të vendosen dhe të pranohen në atdhe të tjerë ku janë më së shumti të paragjykuar dhe të përçmuar dhe ku vështirë të zënë rrënjë.