Historia e një fshati të ndarë në dy shtete dhe në dy sisteme.
Koha e Komisionit Ndërkombëtar të Kufijve. Në trevat e kryqëzuara shqiptaro-greke Koshovica, që dikur thirrej Kosovo, prej sllavishtes, mëllenjë, ndahet në dy; pjesa kryesore mbetet Shqipëri, njëra nga mëhallat bëhet Greqi. Kur gjejnë përsëri njëri-tjetrin, pas një shekulli, konstatojnë sa të ndryshëm janë bërë.
Roman për popujt e prerë dhe pakicat, për ata që mbeten dhe ata që ikin nga vendi, për ata që ndërrohen e konvertohen e për ata që jo; tema e etnive dhe minoriteteve, trajtuar edhe më parë, po me thekse të tjera, ndryshimi që sjellin te njeriu historia dhe sistemet politike. Jetë dhe drama të njerëzve që jetojnë ngjitur me gjembat e klonit. Imtësi historike dhe personazhe që popullojnë një roman të shkurtër, me disa subjekte, tekste e nëntekste.