Poezitë e këtij vëllimi janë shqetësimi i thellë për të tashmen dhe të ardhmen e atdheut të poetit, Qipros. Si edhe në të gjitha veprat e tjera të Kostas Mondisit, që konsiderohet si një nga krijuesit me të mirë qipriotë, edhe në këto poezi ai i referohet luftës së qipriotëve për çlirimin nga Anglia. Edhe më pas, pas pavarësisë e deri vonë ai është këngëtari i këtij vendi që ka një histori plagësh dhe dhembjesh.