Ky libër synon të pasurojë historiografinë shqiptare me të dhëna, trajtesa dhe përshkrimin e kronikave historike që kanë të bëjnë me katër personalitete që kanë lënë gjurmë në historinë e Shqipërisë: Mahmud pashë Bushati, Ali pashë Tepelena, Naum B. Veqilharxhi dhe Vangjel Zhapa.
Libri sjell argumente të reja lidhur me një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë.