Tregimet e Jorgos Moleskis
janë pasqyra të një realiteti që ne shpesh e shpërfillim, por edhe dritare
drejt botëve që sado larg të jenë, na ngacmojnë thellë. Nëpërmjet faqeve të
historive të tij lexuesit udhëtojnë në vende dhe kohë, takojnë njerëz dhe çaste
intime apo shoqërore dhe zbulojnë veten në çdo kthesë të rrugës apo shpërthim
shpirtëror.