Kreu
Libra
Autorë
Veprimtari
Blog
Kontakt
Zgjidh kategorinë

Letërsi shqipe 
Letërsi e huaj 
Botime të tjera 
Zgjidh sipas moshës

3-6 vjeç 
6-9 vjeç 
9-12 vjeç 
Të rritur 
Zgjidh sipas nën kategorisë

Prozë 
Poezi 
Përrallë 
Ese, Dëshmi, Biografi 
Histori dhe dokumente 
Ekonomi dhe politikë 
Sociale e teknologji 
Gjuhësi 
Art/Arkitekturë 
Zgjidh sipas ndarjeve

Antologji 
Kolanë 
Romancë 
Aventurë 
Fantazi 
Triller 
Me ilustrime 
Didaktikë 
Mitologji 
Kërko
Detaje të librit
Lakuriq
1200 lekë
Gjendje
Kategoritë
Letërsi shqipe
Të rritur
Prozë
Bashkëkohorë
Tregime
ISBN
978-9928-4772-7-9
Numri i faqeve
200
Përmasat
14x21
Viti i botimit
2023
Rreth librit

Pyes veten shpesh: Pse, dreqin, shkruaj
humor? Nëse do të bëja biznes me të, do të kisha të paktën njëfarë ngushëllimi.
E provova me librin Qumësht gomari. Shumë pak e morën për ta lexuar. Më të
shumtët e blenë se e ngatërruan me qumështin e gomaricës. Në atë libër ka gjëra
vërtet tronditëse, por ata u shqetësuan pikërisht pse nuk gjetën atë që
kërkonin.

U ndjeva në faj që nuk e pajisa librin me lente komike për këta naivë të mirë
dhe u zotova para vetes se do të heq dorë nga titujt ngatërrestarë. Vendosa që
librin e ri ta pagëzoj Lakuriq.

Lakuriqësia dhe e qara janë në zanafillë te njeriu. Nuk është vullneti i një
kërthiri t'i paraqitet botës lakuriq, jo i denjë dhe qesharak, ndaj dhe reagimi
i tij i parë është e qara dhe jo e qeshura. Nevoja për të qeshurën lind më pas,
kur atij i duhet të përballet me gjërat që ia fshehin lakuriqësinë.

Ndryshe nga gënjeshtra, që ka për rrobaqepës djallin dhe e vesh realitetin që
të duket i hijshëm për syrin, lakuriqësia – e bukur apo e shëmtuar – është
pjesë e absurditetit të jetës njerëzore, është nënlëkurë e njeriut. Vetë humori
nuk mëton ta veshë realitetin e molepsur, por rreket ta kurojë me të qeshurën,
qoftë edhe e hidhur.

Nuk kam pse ta fsheh se do të më
pëlqente që me këtë titull të mund të tërhiqja edhe adhuruesit e lakuriqësisë,
apo të provokoja puritanët. Por kjo do të më shtynte drejt ngasjes së mëkatit,
ndaj po kënaqem ta mbyll me pak moral, duke thënë se në nënlëkurën e humorit
është e vërteta, ajo që vetëm syri nuk mjafton për ta parë.