Ky
botim është një antologji me tregime përfaqësuese nga autorë të Minoritetit
Etnik Grek. Në të përfshihen 23 prozatorë, duke filluar me shkrimtarin e
shekullit të 19 Athanasios Ikonomidhis (1843-1903) dhe deri te më i
riu, Kristos Armando Gezos (1988).
Libri
nuk mëton hartimin e një antologjie të natyrës historike të letërsisë së
Minoritetit Etnik Grek. Duke mos pasur si qëllim e objekt historinë e kësaj
letërsie dhe botimin e një antologjie gjithëpërfshirëse, përzgjedhja e
autorëve dhe e tregimeve të tyre është bërë në mënyrë përfaqësuese.