Në
këtë vepër të mrekullueshme autori na ka treguar me mjeshtëri të lartë
artistike dhe me thellësi të madhe psikologjike historinë e një dashurie.
Dashurinë e Esherstit, e një intelektuali të ri me Migenin, një vajzë të
thjeshtë fshatare.
Për
dashurinë njeriu mund të ketë lexuar shumë, por kur lexon Lulet e mollës
duket çdo gjë e re, e fuqishme dhe interesante. Dashuria aty tingëllon aq
njerëzore dhe e vërtetë, sa s’ka zemër që të mos preket e të mos ngashërehet.
Sa
të gazmojnë dhe të bëjnë për vete takimet lirike të heronjve, aq të lëndon
ndarja e tyre mizore.