Krijesat e çuditshme të Cirkut Magjik zgjedhin natën për shfaqjet e tyre të mrekullueshme. Dhe të gjithë, fëmijë e të rritur, do të jenë atje në mbrëmje, nën çadrën shumëngjyrëshe që të mrekullohen nga magjia e vërtetë e magjistarit Tin-Tin dhe e shokëve të tij. Por…, por befas ndodh diçka e çuditshme dhe shfaqjet e Cirkut Magjik shtyhen njëra pas tjetrës. Ndodh diçka shumë e çuditshme dhe Magjistari i mirë Tin-Tin duhet të mbledhë të gjitha forcat dhe të nxjerrë nga repertori i tij numrin më të mirë dhe të gjejë një zgjidhje. Po a do t'ia arrijë vallë?
Një aventurë që të rrëmben, e mbushur me humor, me të papritura, ngashërime dhe... me vargjet e Ujkut Këngëtar.