Fatos Arapi shkëlqeu si poet në vitet ’60 të shekullit XX. Si mjeshtër në artikulimin e lirikës qytetare ai është njëherësh edhe më moderni ndër poetët e kohës së tij. Me një poezi krejt të veçantë dhe qartësisht të dallueshme nga të tjerët, me një varg që në brendësi kishte delikatesën, por mendim e figuracion të ri, që merrte dritë dhe njëherësh dritësonte, Arapi ndërthurte pasqyrimin e zhvillimeve dhe ndryshimeve në Shqipërinë e kohës me konceptet emancipuese dhe iluminuese, duke e larguar atë nga rutina poetike dhe notat retorike të vargëzimit të angazhuar.
Në këtë vëllim:
Shtigje poetike - 1962,
Poema dhe vjersha - 1966,
Ritme të hekurta - 1968,
Më jepni një emër - 1972,
Drejt qindra shekujsh shkojmë
Duke dalë prej ëndrrës - 1989.