Angjeloja dhe Mirsini jetojnë një aventurë fantastike në papafingon e shtëpisë së gjyshes dhe gjyshit të tyre.
Zbulojnë në një sënduk të vjetër një libër, që me një dang të fletëtreguesit-kambanë të tij bëhet porta për të hyrë në Qytetin e Mjeshtërive të Vjetra.
Po çfarë do të ndodhë atje?
Qymyrbërësi, rrobaqepësja, mballomatarja, laternaxhiu, akullshitësi, akullorebërësi dhe shumë mjeshtër të tjerë, që tashmë kanë humbur, por që nuk janë harruar, rishfaqen dhe tregojnë historitë e tyre.
Çfarë prisni akoma?
Ejani në shoqërinë tonë të mësojmë për të djeshmen, të ëndërrojmë për të sotmen dhe të projektojmë të nesërmen me ngjyra të mrekullueshme.
Bashkë me mjeshtëritë e vjetra… gjallëroni fantazinë!