Kreu
Libra
Autorë
Veprimtari
Blog
Kontakt
Zgjidh kategorinë

Letërsi shqipe 
Letërsi e huaj 
Botime të tjera 
Zgjidh sipas moshës

3-6 vjeç 
6-9 vjeç 
9-12 vjeç 
Të rritur 
Zgjidh sipas nën kategorisë

Prozë 
Poezi 
Përrallë 
Ese, Dëshmi, Biografi 
Histori dhe dokumente 
Ekonomi dhe politikë 
Sociale e teknologji 
Gjuhësi 
Art/Arkitekturë 
Zgjidh sipas ndarjeve

Antologji 
Kolanë 
Romancë 
Aventurë 
Fantazi 
Triller 
Me ilustrime 
Didaktikë 
Mitologji 
Kërko
Detaje të librit
Në rrethinat e Parisit
600 lekë
Gjendje
Përkthyesi
Leonard Mero
Kategoritë
Letërsi e huaj
Të rritur
Prozë
Klasikë
Tregime
ISBN
978-99956-644-3-9
Numri i faqeve
216
Përmasat
13.5x20.5
Viti i botimit
2008
Rreth librit

Tregimet e këtij vëllimi sjellin një panoramë përfaqësuese të larmisë tematike dhe maturimit stilistik të shkrimtarit të madh francez.

Mopasani është një realist i deklaruar, por ndryshe nga romantikët ai operon jo me të mbinatyrshmen, por me të zakonshmen e përditshme.

Tregimet e tij kanë dukshëm vulën e kohës kur u shkruan, por pasi i mbaron së lexuari të duket se ngjarja ka ndodhur dje. Kjo për faktin e thjeshtë se virtytet dhe veset njerëzorë janë të pakoha. Dhe shkrimtari e gjen enigmën e marrëdhënieve dhe sjelljeve njerëzore pikërisht në to.

Një vend të veçantë edhe në këtë vëllim, si në të gjithë veprën e Mopasanit, zënë "aventurat" dashurore, përmes të cilave autori stigmatizon mjeshtërisht zbrazëtinë, formalizmin e sidomos hipokrizinë në shoqërinë pariziene të kohës. Tregimi hyrës i vëllimit "Dëfrim në fushë" - mbase më domëthënësi për këtë - tregon se si një ekskursion i një familjeje borgjeze përfundon në një takim seksual aksidental të vajzës dhe nënës me dy të panjohur.