Poezitë e viteve të fundit të jetës së Fatos Arapit shquhen si lirika refleksive, të përshkuara nga dritëhije, shpesh edhe ngjyresa metafizike dhe absurdi, reflektim i shqetësimeve madhore të kohës e të vetë shoqërisë sonë. Është mendimi i rëndësishëm, i madh, i thellë që arrin të bëhet aq lirik. Duket se asgjë nuk mungon dhe asgjë nuk është e tepërt në vargun e Arapit.
Herë-herë autori, duke njohur më mirë veten dhe realitetin e ri, u rikthehet motiveve të shkuara para gjysmë shekulli, i vendos ato në një dritë të re, i ndriçon duke i dhënë një përmasë të re shprehjes së tij shpesh sugjestive, po gjithmonë duke ruajtur një gjuhë sqimatare poetike dhe një vargëzim sa modern aq edhe elitar.
Në këtë vëllim:
Shëtitje pa veten - 2005,
Tragjikisht mirë - 2008,
Një zemër falet për mua,
Një buzëqeshje e pabesueshme.