Foksi, babai dhe nëna e tij - një familje qensh - kanë marrë në shtëpi një njeri, Kostën e vogël. E duan dhe kujdesen si për birin e tyre, por kur vjen dita për të shkuar me pushime, ata duan ta largojnë sa më larg nga shtëpia… dhe atëherë Kosta do të bëhet njeri rrugësh dhe do të endet në një qytet jomiqësor për të, duke u përballur me shumë rreziqe.
Një histori shumë interesante, apo jo? Një libër i veçantë dhe mjaft tërheqës me temë dashurinë për kafshët.