Dashuria është kryemotivi i romanit “Pa dashuri as të vdesësh nuk pranohet”, si edhe i shumë prej romaneve të Kleo Latit. Edhe në këtë libër ai himnizon dashurinë, paraqet me mjeshtëri letrare botën e brendshme të ndjenjave dhe emocioneve të dy njerëzve të dashuruar, duke konfirmuar atë të vërtetë që thotë edhe Oscar Wilde, “vetëm njerëzit që dashurojnë jetojnë, të tjerët thjesht ekzistojnë”.